E habitshme, njeriu që sundon futbollin në Serbi në prapaskenë: Nëse nuk mundim dot Shqipërinë, mos të kërkojmë Botërorin

December 31, 2024
1 minut lexim

Stojkoviq ka pësuar kritika të rënda që kur u ul në stolin e Serbisë dhe nuk e ndihmuan as dy kualifikimet në kompeticionet radhazi dhe ngjitja në Ligën A të Ligës së Kombeve.

Goditja më e rëndë u bë pas Kampionatit Evropian në Gjermani, kur serbët nuk e kaluan grupin me Slloveninë, Danimarkën dhe Anglinë.

Tani, Zvezdan Terziq, njeriu që drejton klubin famëkeq Cërvena Zvezda,  por që e sundon futbollin serb në prapaskenë, ka vendosur për të komentuar të gjithë shortin dhe fjala e tij ka vërtet peshë.

Në një intervistë për Informer, Terziq i dërgoi një mesazh të qartë trajnerit serb. “Nëse nuk e mund Shqipërinë, atëherë Serbia nuk ka vend në Botëror. “Nëse nuk mundim Shqipërinë, atëherë nuk bëjmë pjesë as në Botëror, të mos gënjejmë veten.

Jam dakord që mund të kishim bërë më mirë dhe të kishim një kundërshtar më të lehtë nga vazo e parë, sepse kombëtarja angleze është një kombëtare e fortë dhe favorit absolut”, tha Terziq.

Burimi: botasot.info

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Toshkovski: Qytetarët mund të ndjehen të sigurt, policia është e pranishme dhe e ndjek situatën

Story i radhës

Shi i dendur e erëra të forta në Londër, Khan tregon nëse do të ndodhë ngjarja e fishekzjarreve në mesnatë

Të fundit nga

ShkoLartë