E goditi rrufeja 8 minuta pasi realizoi foton, humb jetën 18 vjeçari

1 minut lexim

Një vizitor në Zugspitze (2962 m) fotografoi shokun e tij duke përqafuar kryqin të dielën rreth orës 15:40, ndwrsa 8 minuta më pas u godit nga rrufeja, që i shkaktoi vdekjen.

Siç tregojnë të dhënat meteorologjike, rreth orës 15:48 të asaj dite, rreth 7 rrufe ranë në zonën e Zugspitze, më e forta me një fuqi prej 53,000 amperësh. Katër të tjera pasuan rreth orës 16:02 me një fuqi deri në 12,000 amper.

Gjatë kësaj kohe, Grefrather Tim S. (18 vjecc) ishte në Zugspitze me dy shokë. Në të njëjtën kohë, tarraca e stacionit malor ishte pastruar për arsye sigurie. Treshja me sa duket ishte në rrugën e kthimit nga maja në tarracë, 80 metra larg, kur ra rrufeja.

Sipas policisë, 18-vjeçari ka pësuar “një goditje elektrike fatale”. Shërbimi i shpëtimit malor ishte në gjendje të arrinte viktimën më shumë se një orë më vonë. Për shkak të stuhisë, helikopteri i shpëtimit nuk ishte në gjendje të ngrihej dhe Zugspitzbahn (më shumë se 600,000 pasagjerë në vit) duhej të ndalonte shërbimet midis orës 15:40 dhe 17:20.

Burimi: botasot.info

Story i mëparshëm

Grupi i Bashës depoziton rekurs ndaj vendimit të 11 qershorit: Nuk lejojmë që padrejtësia të triumfojë

Story i radhës

Volkswagen ka një markë dhe veturë të re – kompania gjermane sulmon tregjet e mëdha

Të fundit nga