E godet rryma elektrike, vdes i riu nga Tetova

1 minut lexim

Policia e Tetovës njofton se një 22-vjeçar nga Bogovinja ka ndërruar jetë si pasojë e goditjes nga rryma elektrike, përcjell TV21. Ngjarja tragjike ka ndodhur në Kamjan, ku 22-vjeçari ka punuar si punonjës ndërtimtarie, përcjell TV21. Nga SPB-Tetovë njoftojnë se me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë është dorëzuar për obduksion.

“Sot (1 shtator) në ora 12:20 në SPB-Tetovë është raportuar se në Spitalin Klinik të Tetovës është sjellë 22-vjeçari E.I. nga Bogovinja e Tetovës, i cili paraprakisht sipas raportit fillestar ka pësuar lëndime të rënda nga goditja elektrike derisa ishte duke punuar pasi ishte angazhuar në punime ndërtimtarie (fasadës) te një objekti shkollor në Kamjan të Tetovës”, thonë nga SPB-Tetovë.

Story i mëparshëm

Shtojca të rrezikshme për Chrome janë instaluar mbi 1 milionë herë

Story i radhës

Në Burgun e Dubravës fillon procesi mësimor

Të fundit nga