Conor McGregor dhe Floyd Mayweather thuhet se janë afër për të rënë dakord për një rimeç sensacional, pesë vite pas përballjes së tyre të parë në ring.
Mayweather rriti rekordin e tij të përsosur të boksit profesionist në 50-0 (50 fitore dhe asnjë humbje) me një nokaut në raundin e 10-të kundër McGregor në vitin 2017.
Sipas disa raportimeve nga mediat angleze, pretendohet se kushtet personale tashmë janë rënë dakord mes dy luftëtarëve për një rimeç, por ende nuk ka një marrëveshje për numrin e raundeve, ku ish-kampioni i UFC-së, McGregor dëshiron të jenë vetëm 10 sosh.
Lufta është caktuar të jetë në kategorinë deri në 70 kilogramë, gjë kjo që do ta detyronte McGregor të humbte një peshë të konsiderueshme.
McGregor besohet se ka rritur peshën deri në 86 kilogramë, që nga rikuperimi nga një frakturë në këmbë që pësoi në humbjen e tij ndaj Dustin Poirier në UFC 264 në korrik të vitit të kaluar.
Thuhet se Mayweather i ka ofruar McGregor 157.9 milionë dollarë (131.5 milionë funte) për ndeshjen e kthimit dhe thuhet se është i gatshëm të vendosë një tjetër fitore në rekordin e tij të pamposhtur profesional.