Një tërmet me magnitudë 6.3 ballë i shkallës Rihter është regjistruar mëngjesin e së premtes në Japoni.
Epiqendra e tërmetit të fortë është regjistruar në rajonin Ishikawa.
Sipas Qendrës Sizmologjike Euro-Mesdhetare, thellësia fokale e tërmetit është vlerësuar 40 km.
Për momentin nuk ka paralajmërim për cunami.