Ish-deputetja Rujdina Hajdari ka folur për humbjen e të atit, Azem Hajdari.
Ajo ka treguar momentet e vështira ku i ati është plagosur dhe momenti tragjik kur mësuan se ai ka ndërruar jetë.
Rudina Hajdari tha se babai i saj e dinte përfundimin dhe se nuk do të ishte përgjithmonë me ta, dhe ndaj ishte kujdesur që t’u jepte sa më shumë dashuri dhe këshilla.
“Unë mendoj që ai e dinte përfundimin dhe çdo gjë që bënte, mënyrën sesi shpenzonte kohë me ne…mendoj që e dinte atë përfundimin se çfarë do të ndodhte.
E dinte se nuk do ta kishte jetën e gjatë dhe e shprehte tek mamaja. Por gjestet që bënte shpenzimin e kohës, mënyrën sesi ishte i kujdesur për të shprehur dashurinë, për jetën tonë, për të më edukuar, për të mësuar disa gjëra për jetën që duhet t’i mbaja “vëth në vesh”. Pra ishte disa gjëra që kur i mendoj në retrospektiv mendoj që kishin vlera të veçanta, sepse ai i dinte që ndoshta nuk do të ishte aty me ne gjithmonë”, tha Hajdari në “S’e luan Topi”.
Ajo madje me lot në sy ka lexuar edhe një poezi që kishte shkruar kur ishte e vogël, pak ditë pas humbjes së babait.