Nesër mbi vendin tonë pritet të mbajë mot i vranët dhe me intervale me diell.
Vranësirat gjatë ditës, kryesisht pjesës së dytë, parashihen të shoqërohen me reshje shiu dhe shkarkime rrufesh.
Reshjet më të theksuara parashihen përgjatë relievit malor në perëndim dhe jugperëndim, ndërsa në pjesët tjera të territorit parashihen reshje të intensitetit me të dobët.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 13-17 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale 22-26 gradë Celsius. Shtypja atmosferike mbetet nën vlerat e normales, cilësia e ajrit do të jetë e mirë, ndërsa indeksi UV do të shënojë vlera mesatare.
Do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes dhe veriperëndimit mesatare deri lokalisht e fortë, njofton Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës.