E dhimbshme, vdes gjimnazisti nga Obiliqi

1 minut lexim

Kryetari i Obiliqit, Xhafer Gashi, njofton për vdekjen e nxënësit të të klasës XII/3 të Gjimnazit  “17 Shkurti”, Tafil Bajrami.

Në postimin e tij, Gashi shpreh ngushëllimet më të sinqerta për familjen Bajrami, për mësimdhënësit dhe nxënësit e Gjimnazit “17 Shkurti.

“Shpirti i tij u prehtë në paqen e amshueshme, e familjes Zoti ia shtoftë gajretin që të përballojnë këtë dhimbje”, shkruan ai.

Postimi i plotë:

Lajmi për ndarjen e hershme nga jeta, të nxënësit të klasës XII/3 të Gjimnazit “17 Shkurti”, Tafil Bajrami, na tronditi thellë.

Në këto momente të rënda, në emrin tim dhe institucionit komunal shprehi ngushëllimet më të sinqerta për familjen Bajrami, për mësimdhënësit dhe nxënësit e Gjimnazit “17 Shkurti”, gjithë shokëve e shoqeve të Tafilit! Shpirti i tij u prehtë në paqen e amshueshme, e familjes Zoti ia shtoftë gajretin që të përballojnë këtë dhimbje.

Ngushëllime familjes Bajrami!

Ngushëllime mësimdhënësëve dhe nxënësëve të Gjimnazit “17 Shkurti”!

Xhafer Gashi

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Transportonte 14 emigrantë të paligjshëm, në pranga 59-vjeçari

Story i radhës

Kështu e thërret Marina nënën e Getit

Të fundit nga