E dhimbshme: Vdes 11-vjeçari i cili u nxor i gjallë nga rrënojat e një ndërtese në Mykolaiv

Gjatë ditës u raportua nga mediet e huaja se një djalë ishte shpëtuar nga rrënojat e një ndërtese në Mykolaiv pasi forcat ruse bombarduan rajonin.

Pamjet treguan ekipet e shpëtimit që transportonin 11-vjeçarin në një ambulancë pasi mbeti i bllokuar nën rrënojat e një ndërtese pesëkatëshe për më shumë se gjashtë orë.

Sidoqoftë, guvernatori rajonal Vitaliy Kim tani thotë se djaloshi ka vdekur pasi pësoi një arrest kardiak.

“Ata e sollën atë në spitalin rajonal për dializë dhe aty pati një arrest kardiak. Nuk kemi fjalë”, tha Kim.

Djaloshi 11-vjeçar u nxor nga rrënojat mëngjesin e së enjtes.

Burimi: GAZETA.MK

Story i mëparshëm

E bardhë apo e zezë? Sipas ekspertëve kjo bukë është më e shëndetshmja

Story i radhës

Milan po planifikon që të mbajë një takim

Të fundit nga