Gjatë ditës u raportua nga mediet e huaja se një djalë ishte shpëtuar nga rrënojat e një ndërtese në Mykolaiv pasi forcat ruse bombarduan rajonin.
Pamjet treguan ekipet e shpëtimit që transportonin 11-vjeçarin në një ambulancë pasi mbeti i bllokuar nën rrënojat e një ndërtese pesëkatëshe për më shumë se gjashtë orë.
Sidoqoftë, guvernatori rajonal Vitaliy Kim tani thotë se djaloshi ka vdekur pasi pësoi një arrest kardiak.
“Ata e sollën atë në spitalin rajonal për dializë dhe aty pati një arrest kardiak. Nuk kemi fjalë”, tha Kim.
Djaloshi 11-vjeçar u nxor nga rrënojat mëngjesin e së enjtes.
Burimi: GAZETA.MK