E dhimbshme: Ndërron jetë vogëlushja nga Podujeva, Lorela Durmishi

April 24, 2022
1 minut lexim

Ka ndërruar jetë vajza e vogël nga Podujeva, Lorela Durmishi, shkruan Llapi.info.

Lajmi u bë e ditur nga familjarë të Lorelës, e cila ditë më parë u dërgua për shërim në Turqi.

Shkrimi i plotë nga familjarët e Lorelës;

Të Allahut jemi dhe tek Ai do të kthehemi.
Sot me datë 24 prill 2022, në orën 16:25, në këtë muaj të mëshirës, caktimi i Allahut ishte që pas një sëmundjeje shumë të rëndë, engjëllin tonë të dashur, Lorelën ta merrte pranë Tij. Shumë faleminderit hoxhë Elvis Naçit, fondacionit të tij që bënë të pamundurën për ta shpëtuar engjëllin tonë si edhe të gjithë vëllezërve dhe motrave tanë Shqiptarë në Kosovë, Shqipëri, Maqedoni dhe anembanë diasporës kudo që ndodhen nëpër botë, të cilët nuk hezituan as edhe një çast të vetëm për të dhënë kontributin maksimal për ta ndihmuar engjëllin tonë, por dëshira e Allahut të Madhërishëm ishte që ta merrte atë pranë Tij. Allahu ua shpërbleftë të gjithëve me të mira në këtë botë dhe në botën tjetër. Kur të vijë dita, Allahu na bashkoftë me të në xhennetin e Tij.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Kopshti zoologjik gati në 1 qershor, Veliaj: Do jetë më moderni në Ballkan

Story i radhës

Fer Volley fiton me vështirësi kundër M. Technologie, për të kaluar në finalen e playoffit 2022

Të fundit nga

ShkoLartë