“E dashuruar” me stilin e saj, kush është ikona e modës shqiptare që është veshur ndër vite me Vivienne Westwood

December 31, 2022
1 minut lexim

Është ndarë nga jeta në moshën 81-vjeçare Vivienne Westwood, stilistja e njohur britanike që revolucionarizoi industrinë e modës me stilin e saj “Punk” dhe “New Wave”, trend i padiskutueshëm në vitet 1970.

Sipas një deklarate zyrtare nga kompania e saj, Westwood ndërroi jetë paqësisht në shtëpinë e saj në Londër. Sakaq bashkëshorti i saj Andreas Kronthaler u shpreh për shtypin vendas: “Do të mbaj Vivienne në zemrën time.Ne kemi punuar deri në fund dhe ajo më ka dhënë shumë gjëra për të vazhduar. Faleminderit e dashur!”

Janë me qindra mijëra stilistët dhe artistët në të gjithë botën që u frymëzuan dhe përqafuan kreativitetin e saj. Jonida Maliqi ka qenë një nga fanset e hershme të saj në Shqipëri. Këngëtarja e njohur, një nga personazhet publike më “stylish” në vend, duket se është bërë nostalgjike dhe me anë të disa fotografive në Instagram na ka treguar se si është veshur ndër vite me Vivienne Westwood.

Image

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Vdiq ish-Papa Benedikti i XVI

Story i radhës

Përballje interesante në Premier Ligë

Të fundit nga

Erdogan synon rritjen e tregtisë me Rusinë

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan ka thënë të dielën në një bisedë telefonike me homologun e tij rus, Vladimir Putin, se dëshiron të zgjerojë bashkëpunimin tregtar në mes të Ankarasë dhe Moskës.

Shvercerat festojnë 35-vjetorin e themelimit

Sot, tifozeria e zjarrtë Shvercerat, krenaria e qytetit të Shkupit dhe mbështetës të pandalshëm të KF Shkupi, feston 35-vjetorin e themelimit të saj. Një ndër grupet më të vjetra dhe më të
ShkoLartë