Modelja e njohur Cindy Marina ka folur për marrëdhënien që ka me mamanë e partnerit të saj, ish-kryeparlamentaren, Jozefina Topalli.
E pyetur nga Rudina Dembacaj në Part Time në TvKlan nëse e ka kaluar testin e zonjës Topalli, ajo i shpreh “po”.
Ndër të tjera modelja shuajti edhe kureshtjen nëse do zgjidhte të bënte tatuazh emrin e të dashurit apo jo.
Rudina Dembacaj: A e ke kaluar testin e zonjës Topalli?
Cindy Marina: Mendoj që po.
Rudina Dembacaj: Çfarë të ka thënë? I ke bërë ndonjëherë ndonjë kafe zonjës Topalli?
Cindy Marina: Në fakt unë nuk jam shumë për kuzhinë, mesa duket nuk jam as për masazh…
Rudina Dembacaj: Tatuazh me emrin Genard diku nëpër trup, apo të qethesh komplet qerose?
Cindy Marina: Ndoshta mund të qethem dhe vendos paruke, se mamit s’i pëlqejnë shumë tatuazhet.
Kujtojmë që Cindy, në vitin 2019 u shpall “Miss Universe Albania”, ndërkohë ajo është edhe pasuesja titullare më e re e kombëtares së volejbollit shqiptar të femrave, ku ka debutuar që në moshën 17-vjeçare.