E dashura e Romeos flet për Beatrixin

January 27, 2022
1 minut lexim

Aleksia Peleshi, e dashura Romeo Veshajt së fundmi i është nënshtruar një interviste me ndjekësit e saj, ku më së shumti pyetjet që ka patur, i janë referuar “Big Brother VIP Albania”.

E pyetur a je “teamdonaldbora” apo “teamdonaldtrixa” ajo refuzoi të përgjigjej duke iu shmangur pyetjes, ndërkohë, lidhur me situatën e partneres së Donaldit, ajo u shpreh se Beatrix Ramosaj po vuan nga paragjykimet e njerëzve të cilët nuk e njohin personalisht.

“Mendoj që ajo nuk i ka borxh askujt, sidomos publikut. Sepse të ndjekësh zemrën në vendin tonë është krim dhe ajo vajzë po paguan mllefet e njerëzve që kanë një jetë aq boshe dhe as nuk e njohin ose e njohin në mënyrë sipërfaqësore.”- tha Aleksia.

Ndërkohë, Aleksia ka sqaruar edhe një herë se pse ka refuzuar ftesën për të qenë konkurrente e “Big Brother VIP”, duke u shprehur se për këtë vendim nuk kanë qenë dakord persona të rëndësishëm për të.

“Të gjithë njerëzit e rëndësishëm për mua ishin kundër dhe sado unë do e shijoja si eksperiencë, nuk do ta kisha shijuar kurrë plotësisht duke e ditur që po le jashtë ndoshta të lënduar nga këto zgjedhje, një nga këto është babi, pa të cilin askush nuk do më njihte njeri sot.

E shoh ndonjëherë me keqardhje, ndonjëherë pendohem.”- u shprej ajo.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

​Austria shënon mbi 43.000 raste të reja me COVID-19

Story i radhës

​Besart Berisha i jep fund karrierës si futbollist

Të fundit nga

ShkoLartë