Ekipi i futbollit të Francës mund të jetë i mbushur me yje në fushë, por kjo nuk e ka penguar një nga partneret e lojtarëve që t’ua marrë gjithë vëmendjen.
Zoe Cristofoli, e dashura e Theo Hernandez, ka qenë e zënë duke tërhequr vëmendjen e shumë tifozëve të futbollit gjatë fazës së grupeve.
Modelja italiane ka mbështetur Hernandezin dhe shokët e tij të skuadrës teksa garonin në fazën e grupeve, shkruan The Sun.
Por ndërsa Kylian Mbappe ka përfunduar në titujt e mediave për performancën e tij në fushën e gjelbër, jashtë fushës ka qenë terreni i Zoes.
Zoe, 26 vjeçe, krenohet me 1.1 milionë ndjekës në faqen e saj në Instagram.
Aty ajo publikon rregullisht fotografi ku tregon tatuazhet e saj të mrekullueshme.
Pjesa më e madhe e trupit të saj është e mbuluar me tatuazhe pasi vendosi për herë të parë bojën e zezë në trupin e saj kur ishte vetëm 15 vjeçe.
Shpina dhe qafa e saj janë pothuajse plotësisht të mbushura me vizatime, ndërsa krahu i saj i djathtë tani duket të jetë kryesisht i zi nga bërryli e poshtë.
Ndër tatuazhet janë viti i lindjes së saj (1996), fytyra e nënës së saj, një gjarpër i madh në bark dhe fjala ‘dashuri’.
Ajo është në lidhje me mbrojtësin e Milanit që nga viti 2020.
Megjithatë, ajo më parë ka qenë në lidhje edhe me yllin e atëhershëm të Manchester Cityt, Sergio Aguero, ku ishin fotografua bashkë jashtë një klubi nate në Los Angeles.
Franca kryesoi grupin e saj të Kampionatit Botëror, pavarësisht humbjes në ndeshjen e fundit nga Tunizia.