e cuditshme kontrabanda e milingonave alarmon kenian shiten qindra euro 6a0b4c881cb49

E çuditshme/ Kontrabanda e milingonave alarmon Kenian, shiten qindra euro

May 18, 2026
1 minut lexim

Kenia po përballet me një formë të re të gjuetisë së paligjshme, ku në qendër nuk janë më fildishi apo lëkurat e kafshëve, por milingonat gjigante korrëse.



Autoritetet keniane kanë ngritur alarmin pas zbulimit të një rrjeti ndërkombëtar kontrabande që trafikon mbretëresha të specieve të rralla të milingonave afrikane drejt tregjeve evropiane dhe aziatike.

Rasti u bë publik vitin e kaluar, kur dy adoleshentë belgë u arrestuan në Kenia me afro 5,000 milingona mbretëreshë të fshehura në shiringa dhe epruveta. Ata u akuzuan për “biopirateri”, ndërsa gjykata e krahasoi trajtimin e insekteve me tregtinë historike të skllevërve. Belgët u gjobitën me rreth 8,000 dollarë, ndërsa muajin e kaluar një shtetas kinez u dënua me një vit burg për tentativë trafikimi të 2,000 milingonave.

Eksperti kenian i milingonave, Dino Martins, e cilësoi fenomenin shqetësues, duke theksuar rëndësinë ekologjike të këtyre insekteve. Sipas tij, çdo koloni ka vetëm një mbretëreshë, e cila mund të jetojë dhe të ndërtojë folenë për më shumë se 50 vjet. Ai shtoi se milingonat luajnë rol të rëndësishëm në shpërndarjen e farave, ajrosjen e tokës dhe ushqimin e kafshëve të tjera.

Në tregun online ndërkombëtar, një mbretëreshë e specieve “Messor cephalotes” mund të shitet deri në 200 euro, ndërsa kompletet me koloni të vogla arrijnë vlera edhe më të larta. Koleksionistët dhe entuziastët e insekteve i konsiderojnë ato ekzotike dhe të rralla, çka ka nxitur rritjen e kërkesës vitet e fundit.

Një studim i tij i vitit 2017 zbuloi se më shumë se 500 lloje milingonash shiteshin online, ndërsa një pjesë e tyre mund të përbëjnë rrezik për ekosistemet ku futen ilegalisht.

Megjithatë, ekspertët theksojnë se tregtia mund të kontrollohet përmes rregullave dhe licencimit, siç ndodh në Australi. Ata argumentojnë se mbajtja e milingonave mund të ketë vlera edukative dhe të ndihmojë njerëzit të afrohen më shumë me natyrën, por paralajmërojnë se çdo aktivitet duhet të zhvillohet në mënyrë të përgjegjshme dhe ligjore.

Burimi: opinion.al

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

rritet numri i femijeve me ankth ne linjen sos jane raportuar 284 femije 6a0b3a8f5201a
Lajmi i mëparshëm

Rritet numri i fëmijëve me ankth! Në linjën sos janë raportuar 284 fëmijë

IMG 20260518 WA0029
Lajmi i radhës

Marin Mema fajëson BDI-në: Për vite heshtën për interesa, sot studentët detyrohen të protestojnë

Të fundit nga

ShkoLartë