Apeli i GJKKO-së la në fuqi dënimin me 2 vite shërbim prove për ish-gjyqtaren e Elbasanit, Zamira Vyshka. Vyshka ishte arrestuar për korrupsion rreth 3 vite më parë.
Gjithashtu, Vyshkajt i hiqet e drejta për të ushtruar funksione publike për një periudhë 3-vjeçare.
Gjykata e Lartë kishte urdhëruar pas ankimimit dhe rekursit të të pandehurve në Gjykatën e Lartë, e cila urdhëroi rikthimin e çështjes në Apel me një tjetër trupë gjykuese.
Por edhe trupa e re la në fuqi Shkallën e Parë. Dënimi mbetet në fuqi edhe për avokatin Ilir Pashaj, i akuzuar dhe pandehur në të njëjtën dosje të procesit, i cili për shkak të vuajtjes së dënimit me 1 vit e 4 muaj burg të gjykimit të shkurtuar, lirohet nga izolimi nëse nuk ka vepër tjetër penale.
Gjyqtarja Zamira Vyshka u arrestua në korrik të vitit 2022 me urdhër të SPAK-ut, bashkë me avokatin Ilir Pashaj, pasi po merrte rreth 400 mijë lekë ryshfet, për t’i ulur dënimin me 6 muaj të burgosurit Xhuliano Musai, i akuzuar për plagosje.
Ky vendim erdhi pas ankimimit dhe rekursit të të pandehurve në Gjykatën e Lartë, e cila urdhëroi rikthimin e çështjes në Apel me një tjetër trupë gjykuese.
Por edhe trupa e re la në fuqi vendimin e dhënë nga Shkalla e Parë.
Dënimi mbetet në fuqi edhe për avokatin Ilir Pashaj, i akuzuar dhe pandehur në të njëjtën dosje të procesit, i cili për shkak të vuajtjes së dënimit me 1 vit e 4 muaj burg të gjykimit të shkurtuar, lirohet nga izolimi nëse nuk ka vepër tjetër penale.
Burimi: botasot.info