E ardhmja e shqiptarit mbetet pezull

January 8, 2025
1 minut lexim

Arbër Hoxha e nisi flakë sezonin e ri te Dinamo Zagrebi pas atij Europianit të shumëkomentuar kur të gjithë tifozët e Shqipërisë iu kthyen kundër Silvinjos për të. Gola dhe spektakël të dhuruar në javët e para, por me ndërrimin e trajnerëve, ambienti u vështirësua shumë për shqiptarin.

Pavarësisht se ekipi i tij u kualifikua në Champions League dhe tani ky kompeticion po shkon drejt fundit, Arbër Hoxha nuk e ka parë kurrë fushën nga minuta e parë në Champions.

Ndërkohë në mediat italiane qarkulloi lajmi se Lecce kërkon ta transferojë në merkaton e dimrit.

Ata besojnë në aftësitë e këtij futbollisti, por tani pritet përgjigja e Dinamo Zagrebit. Vetëm pak kohë më parë është zyrtarizuar Fabio Cannavaro si trajneri i ri.

Shumë shpesh trajnerët e rinj kërkojnë të bëjnë menjëherë një gjetje të tyre në formacion dhe nuk përjashtohet mundësia që Cannavaro të investojë te Arbër Hoxha duke parë potencialin e këtij lojtari.

E ndërsa pritet ende përgjigja e Cannavaro-s, e ardhmja e Arbërit duke në pezull. 

Burimi: botasot.info

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Bashkëluftëtari i Sali Ҫekajt zbulon të gjitha të bëmat e Listës Serbe që e bëjnë atë si organizatë terroriste: Cili është interesi i BE-së që e trajton Serbinë si e ‘Përkëdhelura e Evropës’?

Story i radhës

Mos e lini Facebook-un të shpëtojë kaq lehtë për të kaluarën e tij pro-censurës

Të fundit nga

ShkoLartë