E ardhmja e Anthony Martial vazhdon të jetë në pikëpyetje.
Ylli francez, Anthony Martial po luan këtë sezon si i huazuar te skuadra e Sevilla. Kartoni i tij i takon Manchester United.
Por, akoma nuk dihet se ku do ta gjejë sezoni tjetër sulmuesin francez.
Julen Lopetegui ka thënë se nuk është akoma koha e duhur për të diskutuar këto gjëra.
“S’mund ta diskutojmë temën e Anthony Martial tani. Është shumë herët”, ka thënë Lopetegu.
Për të njëjtën temë foli edhe Fabrizio Romano, i cili beson se Martial do të kthehet te Man United, meqë Sevilla nuk ka hapur akoma bisedimet për të mbajtur atë në skuadër.
Me shumë gjasë, për të ardhmen e Martial do të vendos trajneri holandez, Erik ten Hag.