E ardhmja e Kylian Mbappe vazhdon të jetë në ajër.
Lojtarit i skadon kontrata me Paris Saint Germain në fund të këtij sezoni dhe raportohet tashmë për një marrëveshje me Real Madridin, klub që e dëshiron që një kohë të gjatë sulmuesin francez.
Sido që të jetë, trajneri i PSG-së, duke mos iu përgjigjur për asnjë minutë spekulimeve, ai shpreson që Mbappe t’i varë atletet në Parc des Prices.
“Shpresoj që Mbappe të kalojë gjithë karrierën e tij në PSG, do të ishte fantastike për klubin. Këtë shpresojmë”, u përgjigj Pochettino.
“Për mua, Mbappe duhet të konsiderohet si njëri prej pesë futbollistëve më të mirë në botë, për këtë s’ka asnjë dyshim”.