Deputeti i PD, Bledion Nallbati ka dalë me një reagim për akuzat e ngritura ndaj tij nga 27-vjeçarja nga Bilishti Deizi Arapi.
Në një reagim me telefon për mediat, nga Gjermania ku ndodhet, ish kryebashkiaku Nallbani ka thënë se do të bëjë padi për shpifje, pas fjalëve të 27-vjeçares e cila e akuzoi Nallbatin që pas konfliktit që kanë pasur katër vite më parë, asaj i janë djegur dy herë makinat e saj.
“Jam i habitur nga keto akuza. Une kam patur vetem nje konflikt verbal kur isha kryebashkiak, por asgje me teper. Besij se eshte nxitur nga dikush tjeter per te bere keto akuza. Sa i perket punonjësit tim nuk mbaj pergjegjesi per cdokënd qe kam të punësuar me ke zihen dhe cfare bejne. Sapo te kthehem nga Gjermania do te bej nje kallzim per shpifje”, ka deklaruar për mediat Nallbati.
Panorama mësoi se në deklaratën e saj saj në media paraditen e 25 shtatorit, Deizi Arapi ka ngritur gishtin e akuzës ndaj deputetit të PD, Bledion Nallbati, ish kryebashkiaku i qytetit. Ajo ka kërkuar ndihmë nga shteti për mbrojtje.
“I kërkoj ndihmë shtetit pasi është hera e dytë që me ndodh dhe ka lidhje me një konflikt të vjetër. Katër vite më parë mamaja ime është pushuar nga puna si pastruese padrejtësisht dhe unë jam konfliktuar me ish kryebashkiakun Bledion Nallbati.
Pas konfliktit mu dogj makina e parë. Dje gjatë gjithë ditës më ka ndjekur një person me të cilin dhe kam shkëmbyer fjalë mbrëmë. Ai është punonjës i karburantit në pronësi të Bledion Nallbatit. Në vendngjarje është gjetur një bidon benzine nga ky karburant ashtu si herën e kaluar. djegien e makines së parë policia e konsideroi aksidentale por ja qe ngjarja po përsëritet. Nëse nuk merren masa nuk është cudi që unë të përfundoj në ndonjë kanal”, ka deklaruar ajo, raporton Panorama.