Në një intervistë për Gazzetta dello Sport, sulmuesi i Bosnjë-Hercegovinës, Edin Dzeko ka folur për ndeshjen ndërmjet Romës dhe Interit, e cila do të luhet këtë fundjavë.
Sulmuesi ka luajtur për të dy klubet në Serie A dhe është një bashkëbisedues ideal për gazetarët italianë kur bëhet fjalë për spektaklin në Romë.
Ai zbuloi se është i përhumbur nga finalja e Ligës së Kampionëve, në të cilën u mposht nga Manchester City me Interin me rezultat 1-0.
“Sigurisht që pas asaj ndeshje ka një trishtim të madh, herë pas here në Instagram shfaqet aksioni i golit të Cityt dhe menjëherë kaloj dorën mbi ekran, as që mund ta shikoj. Ajo ndeshje më la një zhgënjim të madh. Kisha një ndjenjë të fortë që ia dolëm, por në fund nuk ia dolëm, ndaj kam një shije të hidhur”, deklaroi Dzeko.
Ai foli edhe për ndeshjen e parë mes Romës dhe Interit në fanellën e Nerazzurrëve, ku ndjeu një emocion si asnjëherë më parë.
“Më kujtohet kur luajta ndeshjen e parë në Olimpico që kur u transferova në Inter, fituam 3-0 dhe shënova. Ndoshta nuk dukej nga jashtë, por digjesha brenda. Ndjeva se tifozët e të dyve skuadrat ishin në anën time, u ktheva shkova në Olimpico, ishte stadiumi im, shtëpia ime, një emocion shumë i fortë që nuk e kisha ndjerë më parë”, shtoi sulmuesi dhe më pas theksoi se mund të ishte larguar nga Roma pas vitit të parë në Itali.
“Unë u kritikova që në fillim, por për fat nuk u dorëzova kurrë. Dhe munda, e dini? Mund të isha larguar pas vitit të parë në Itali, kjo do të ishte zgjedhja më e lehtë, do ta kishin bërë të tjerët në pozicionin tim, por doja t’u tregoja njerëzve se ky nuk është Edini i vërtetë, i thashë vetes se do të qëndroj dhe nuk dua që përvoja ime në Itali të përfundojë kështu”, vazhdoi ai.
Ndeshja ndërmjet Romës dhe Interit do të luhet të dielën me fillim nga ora 20:45.
Burimi: botasot.info