Dyshohet se piu fotoksinë, ndërron jetë 59-vjeçari në Lushnjë

1 minut lexim

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Lushnjë. Një 59-vjeçar ka humbur jetën, pasi dyshohet se ka konsumuar fotoksinë.

“Mbrëmjen e djeshme, rreth orës 21:00, është paraqitur në spitalin e Lushnjës, në gjendje të rëndë shëndetësore, shtetasi S. K., 59 vjeç, banues në fshatin Dushk, i cili dyshohet se ka konsumuar fotoksinë.

Pavarsisht ndihmës mjekësore, ky shtetas ka humbur jetën.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit.”, sqaron policia.

Story i mëparshëm

SPB – Shkup: Policët akuzohen për marrje të ryshfetit gjatë detyrës zyrtare

Story i radhës

Temperaturat deri në 39°C, ja nga cila ditë pritet freskim i motit

Të fundit nga