Dyshohet se ngacmoi seksualisht dy vajzat e tij të mitura, pranga 39-vjeçarit në Kukës

Një 39-vjeçar është arrestuar paraditen e kësaj të shtune në Kukës.

Kjo pasi dyshohet se ka ngacmuar seksualisht dy vajzat e tij të mitura, si dhe ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj bashkëshortes së tij.

Në vijim të veprimeve procedurale, gjatë kontrolleve në banesën e 39-vjeçarit, u gjetën 14 kapsolla detonatore, 2 fitilë zjarrpërcjellës, 1 garantë ofensive dore dhe 5 krehra automatikësh.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës, për veprime të mëtejshme. 

Story i mëparshëm

Sot fotografimi pa termin për qytetarët që kanë mbushur moshën 18 vjeç dhe nuk kanë asnjë dokument biometrik

Story i radhës

Si ta kuptoj se për kë jam e interesuar vërtet?

Të fundit nga