Një përgjegjës i shoqatës së gjuetisë në Kamenicë edhe përkundër vendimit të Ministrisë që nuk lejohet gjuetia, ka lëshuar leje valide për gjueti.
Dyshohet se janë vrarë katër derra.
I dyshuari është liruar pas intervistimit.
Njoftimi i plotë i policisë:
KEQPËRDORIM I POZITËS ZYRTARE/Kamenicë 04.12.2022 – NN. Pas postimeve në rrjetet sociale, se disa qytetar-grup gjuetarësh kanë vrarë katër derra, është intervistuar i dyshuari mashkull kosovar përgjegjës për shoqatë të gjuetisë, i cili dyshohet se përkundër vendimit të Ministrisë që nuk lejohet gjuetia, i njëjti u ka lëshuar leje valide për gjueti. Pas intervistimit me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.