Dyshohet se i vuri eksploziv një objekti në ndërtim në Shëngjin, arrestohet autori i dytë i dyshuar

February 16, 2022
1 minut lexim

Ka rënë në prangat e policisë, autori i dytë i dyshuar për vënien e lëndës shpërthyese në një objekt privat në ndërtim në Shëngjin.

Në orët e para të mëngjesit, nga strukturat hetimore të Drejtorisë Vendore të Policisë Lezhë, në bashkëpunim me FNSH Shkodër dhe Drejtorinë Vendore Policisë Durrës, u bë kapja dhe ndalimi i shtetasit të shpallur në kërkim A. S., 21 vjeç, banues në Fushë Krujë.

Për të riun, Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë, me vendimin penal të datës 11.11.2021, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprat penale “Shkatërrim prone me eksploziv” “Kanosja”, “Prishja e rendit dhe qetësisë publike” dhe “Mbajtja pa leje e armëve dhe municioneve luftarake”, pasi dyshohet që në datën 19.11.2020, në Shëngjin, në bashkëpunim me një shtetas tjetër (i arrestuar në dhjetor 2020, në kuadër të operacionit “Eksplozivi”), kanë vendosur lëndë shpërthyese në një subjekt privat objekt në ndërtim e sipër, në pronësi të shtetasit L. Gj., në Shëngjin, ku si pasojë janë shkaktuar vetëm dëme materiale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprime të mëtejshme.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Albin Tahiri: Shtegu ishte vështirë dhe i akulltë

Story i radhës

Nagavci, ambasadorit japonez: Do të ishte e mirëseardhur rritja e numrit të bursave

Të fundit nga

Zemra e Trump-it papritmas bën TikTok

„Sa i përket TikTok-ut, ne do ta ndalojmë atë në SHBA. Unë kam këtë fuqi. Mund ta bëj me një dekret presidencial.“ – Presidenti i ardhshëm i SHBA-së, Donald Trump (78), në
ShkoLartë