Policia e Tiranës ka kryer disa kontrolle të befasishme mbrëmjen e sotme në disa zona të ndryshme të kryeqytetit.
Burime bëjnë me dije për gazetaren Nikoleta Kovaçi se blutë kanë pasur informacion se në periferi të Tiranës fshihej i shumëkërkuari Talo Çela.
Deri tani nuk ka informacion për persona të shoqëruar apo arrestuar nga ky operacion ndërsa nuk ka ende një reagim nga policia.
RENEA dhe grupe FNSH-je, që prej disa muajsh, ushtrojnë kontrolle të shumta në Elbasan dhe rrethina, në të gjitha pikat ku pretendohet se strehohet Talo Çela, por ende nuk është bërë e mundur të arrestohet.
Ai u kthye në një person të shumëkërkuar pas dëshmisë së të penduarve të drejtësisë Nuredin Dumani dhe Henrik Hoxhaj, ku Çela dyshohet se ka qenë i përfshirë në disa krime monstruoze.