Dyshohet se abuzoi me 5-vjeçaren me autizëm, familjarët e vogëlushes “zhdëpin në dru” mjekun shqiptar

November 27, 2022
1 minut lexim

Mediat në Kosovë kanë publikuar pamjet nga momenti kur një mjek logoped që dyshohet se i ka bërë presion psikologjik një vajze 5 vjeç, dhunohet nga familjarët e vogëlushes. Logopedi Iljasa Fazliu është arrestuar dje nën dyshimin se ka abuzuar psiqikisht me vajzën e vogël e cila është e diagnostikuar me autizëm.

Pasi kanë marrë vesh se çfarë ka ndodhur, dy nga familjarët e fëmijës e kanë sulmuar fizikisht mjekun. Në pamjet e marra nga kamerat e sigurisë duket se përplasja ka ndodhur në një kafene.

Në pranga të policisë përveç Fazliut, kanë rënë edhe dy familjarë të 5-vjeçares. Kështu është bërë e ditur nga Policia e Kosovës përmes raportit 24-orësh.

Me vendim të prokurorit, të dyshuarit pas marrjes në pyetje janë dërguar në mbajtje. Gazeta Insajderi ka siguruar pamje filmike gjatë së cilave Fazliu dëgjohet duke e urdhëruar pacienten që të ndalojë së qari disa here me radhë.

”Plaç atje…Ik atje budallicë, ta q*ft bota nanen…ik aty… jepja bre topin q*ja nanen qaty… nalu ta q*ft dreqi nanen…çka po don çka, çka?… na e lodhe b*hen”, këto janë fjalët që dëgjohen në videon e publikuar.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Gëzuar 110-vjetorin e Ditës së Pavarësisë së Shqipërisë (1912-2022)!

Story i radhës

Besari nga Haraçina, shiti tokën për të ndërtuar shtëpi, mbeti edhe pa shtëpi edhe pa para

Të fundit nga

Përse macet flenë dy të tretat e jetës?

Jeta e maceve shtëpiake përbëhet nga katër aktivitete – loja, gjuetia, ngrënia dhe gjumi. Pasi kanë prejardhjen nga macet e egra, kjo në ambient të hapur ka plotësisht kuptim, sepse janë grabitqare
ShkoLartë