Ngjarja tragjike e 16 vjeçarit që u gjet i vdekur tek “Banja e Tetovës”, tronditi gjithë opinionin e RMV-së. Një vajzë e mitur është dërguar në paraburgim, ndërsa dy djemt e arrestuar janë liruar.
Por si duket ngjarja e rëndë po merr një dinamikë tjetër. Sipas informacionëve të para pista e hetimeve po zgjerohet nga ana e policisë dhe prokurorisë, duke dyshuar se në rastin e 16 vjeçarit është involvuar edhe një person i katërt.
“Sektori i punëve të brendshme të Tetovës, ka ngritur hetimet se në këtë ngjarje është i përfshirë edhe një person i katërt”, kanë thënë nga MPB.
Ndryshe, për ngjarjen e rëndë deri më tani para hetim prokuroria ka nisur vetëm për një 17 vjeçare, e cila në opinion është cilësuar si ish e dashura e të ndjerit, i cili humbi jetën tragjikisht.