Dyshimet për tradhti, Wanda është gati të flasë por ka një kusht

1 minut lexim

Dyshohet se shkak i ndarjes së Wanda Nara dhe Mauro Icardi është pikërisht tradhtia. Pavarësisht se Icardi ka kërkuar ribashkimin me bukuroshen argjentinase ajo duket se nuk e fal dot. Historia e tyre pritet të rrëfehet në një “reality show”.

Wanda-s i është bërë ky propozim nga mediat, të cilat kërkojnë që 35-vjeçarja të zbulojë për publikun jetën e saj private.

Ajo i është përgjigjur pozitivisht kësaj oferta, por me kushtin e vetëm që pjesë e rrëfimit të saj të jetë edhe dy bashkëshortët e saj, Maxi Lopez dhe Icardi.

Ky i fundit nisi lidhjen me Wandën menjëherë pas ndarjes me Lopez, madje ishte pikërisht shkaku i divorcit të tyre, pasi u tradhtua nga ndjenjat duke i marrë gruan ish-shokut të tij të skuadrës.

Maxi Lopez ka pranuar për të marrë pjesë në intervistë, teksa mbetet në pritje përgjigja e Icardit.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Mickoski: Në rrethanat aktuale politike, ndryshimet kushtetuese nuk mund të ndodhin sepse ne nuk do t’i lejojmë

Story i radhës

Osmani: Hapja e qendrës kulturore bullgare “Mbreti Boris” është e papranueshme

Të fundit nga