Dyshimet për helmimin e 20 personave në një furrë, flasin nga Inspektorati Sanitar

August 17, 2024
1 minut lexim

20 persona dyshohet se janë helmuar në një furrë buke në fshatin Shkabaj të komunës së Prishtinës.

Për këtë rast ka njoftuar Policia në raportin 24 orësh, derisa ka thënë se furra është mbyllur.

Ndërsa, nga Inspektorati Sanitar i cili vepron në kuadër të Ministrisë së Shëndetësisë, kanë thënë për KosovaPress se tashmë mostrat dhe strishot janë marrë dhe se janë në pritje të rezultateve dhe se në bazë të këtyre të fundit do të veprohet.

“Me të marrë informatën për dyshim helmimi në këtë furrë inspektorët kanë dalë në terren së bashku me përfaqësues të Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik, janë marrë mostrat dhe strishot. Furra është mbyllë përkohësisht, është në Shkabaj. Njëherë ky është vetëm dyshim , derisa nuk dalin rezultatet dhe nuk konstatohet se a është pikërisht ajo për të cilën kanë deklaruar qytetarët që janë ushqyer aty, janë marrë mostrat e atyre ushqimeve dhe po presim rezultatet tash. Gjithçka varet prej rezultateve se si do të veprojmë, por do të veprohet në bazë të ligjit”, ka thënë Blerim Berisha, nga Inspektorati Sanitar.

Ndërsa, ka treguar se rezultatet do të dalin të hënën, eventualisht të martën.

“72 orë është afati ligjor, por tash nuk do të thotë që shtyhet se dje ka qenë pasdite, po unë besoj që të hënën”, eventualisht të martën i kemi rezultatet, është shprehur Berisha.

Ndërsa, në raportin e Policisë është bërë e ditur se në konsultim me prokurorin është inicuar rasti dhe në ditët në vijim do të intervistohen ankuesit.

MARKETING

RENT A CAR

Story i mëparshëm

Keidi Bare debuton me asist te ekipi i ri

Story i radhës

​10 vatra zjarri aktive në Shqipëri, Ministria e Mbrojtjes: Po ndërhyjmë nga ajri përmes ekipit rumun

Të fundit nga

Austria ndalon martesat mes kushërinjve

Qeveria federale e Austrisë ka marrë një masë të rëndësishme për mbrojtjen e të miturve dhe forcimin e së drejtës familjare, duke propozuar ndalimin e martesave për personat nën 18 vjeç, si
sqmken
ShkoLartë