dybala mund te kaloje te napoli 62cac3b6d3af6

Dybala mund të kalojë te Napoli?

July 10, 2022
1 minut lexim

E ardhmja e Paulo Dybalas vazhdon të jetë e paqartë, me argjentinasin që nuk ka vendosur akoma se cila do të jetë skuadra e re ku do të luajë sezonin e ri.

Interi është në “pole-position” për transferimin e ish-sulmuesit të Juventusit, por herë pas here në skenë dali edhe skuadra të tjera që kërkojnë shërbimet e argjentinasit.

Edhe një kalim te skuadra e Napolit është përfolur shpesh, por pavarësisht se vetë një ditë më parë numri një i klubit Aurelio De Laurentiis është shprehur se s’ka asnjë mundësi, ditën e sotme një tjetër deklaratë vjen për rastin e argjentinasit.

Këtë herë është djali i presidentit të Napolit, Edoardo De Laurentiis, i cili i pyetur nga tifozët ka lënë gjithçka të hapur për një transferim të ish-lojtarit të bardhezinjve në stadiumin “Maradona”.

“Kush e di, rrugët e Zotit janë të pafundme”, dëgjohet t’iu ketë thënë djali De Laurentiis tifozëve në një video të shpërndarë në rrjetet sociale.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

ushtria ukrainase godet ruset me sistemin e avancuar raketor amerikan himars momenti kur shkrumbohet depoja me municione 62cac39f2b805
Story i mëparshëm

Ushtria ukrainase godet rusët me sistemin e avancuar raketor amerikan ‘HIMARS’, momenti kur shkrumbohet depoja me municione

9 vite pas premtimit te madh e vetmja rilindje qe realizoi edi rama eshte ajo e sali berishes 62cac3bcd630a
Story i radhës

9 vite pas premtimit të madh/ E vetmja “RILINDJE” që realizoi Edi Rama është ajo e Sali Berishës

Të fundit nga

ShkoLartë