Dybala mund të kalojë te Napoli?

1 minut lexim

E ardhmja e Paulo Dybalas vazhdon të jetë e paqartë, me argjentinasin që nuk ka vendosur akoma se cila do të jetë skuadra e re ku do të luajë sezonin e ri.

Interi është në “pole-position” për transferimin e ish-sulmuesit të Juventusit, por herë pas here në skenë dali edhe skuadra të tjera që kërkojnë shërbimet e argjentinasit.

Edhe një kalim te skuadra e Napolit është përfolur shpesh, por pavarësisht se vetë një ditë më parë numri një i klubit Aurelio De Laurentiis është shprehur se s’ka asnjë mundësi, ditën e sotme një tjetër deklaratë vjen për rastin e argjentinasit.

Këtë herë është djali i presidentit të Napolit, Edoardo De Laurentiis, i cili i pyetur nga tifozët ka lënë gjithçka të hapur për një transferim të ish-lojtarit të bardhezinjve në stadiumin “Maradona”.

“Kush e di, rrugët e Zotit janë të pafundme”, dëgjohet t’iu ketë thënë djali De Laurentiis tifozëve në një video të shpërndarë në rrjetet sociale.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Ushtria ukrainase godet rusët me sistemin e avancuar raketor amerikan ‘HIMARS’, momenti kur shkrumbohet depoja me municione

Story i radhës

9 vite pas premtimit të madh/ E vetmja “RILINDJE” që realizoi Edi Rama është ajo e Sali Berishës

Të fundit nga