Dybala është në bisedime me klubin spanjoll

1 minut lexim

Sulmuesi i Juventusit, Paulo Dybala është në bisedime për të nënshkruar me Atletico Madridin, sipas gazetarit portugez Pedro Almeida.

28-vjeçari ka folur gjithashtu me Diego Simeonen, trajnerin e Atletico Madridit, për një transferim të mundshëm te “Wanda Metropolitano” në një transferim me kosto zero këtë verë.

Dybala ka qenë gjithashtu i lidhur me Chelsean dhe Arsenalin që nga koha kur Juventusi konfirmoi se ata nuk kanë qenë në gjendje të arrijnë marrëveshje me sulmuesin argjentinas për vazhdimin e kontratës.

Rivali i Juventusit në Italia, Interi, është po ashtu në mesin e skuadrave të interesuara për shërbimet e numrit 10 të “Zonjës së Vjetër”.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Dafina Zeqiri: Kam shtuar peshë nga pilulat kundër shtatzënisë

Story i radhës

Harmonizimi i rrogave, në grevë edhe gjykata dhe administrata!

Të fundit nga