Dy vite pa Maradonën, bota e kujton: Mirënjohës për talentin e tij

Këto ditë po luhet Botërori i parë pa Maradonën dhe mendimet e shumë tifozëve në mbarë botën (dhe të shumë tifozëve në tribunat e Katarit) shkojnë për Pibe de Oro, i cili u nda nga jeta më 25 nëntor dy vjet më parë.

Jo vetëm tifozët, reagime të ndryshme vijnë nga të gjitha anët e globit.

“Diego i përjetshëm”, shkruan Napoli në rrjetet sociale, ndërsa presidenti i FIFA-s,  Infantino shpreh mirënjohjen: “Ajo që Diego ka bërë për futbollin, duke na bërë të gjithë të dashurohemi me këtë lojë të bukur, është unike. Ai është, si ai, thjesht i jashtëzakonshëm…”.

“Diego meriton mirënjohjen tonë të përjetshme për këtë, që na mahniti me talentin e tij të jashtëzakonshëm dhe po, për të qenë kaq unik. Për të qenë Diego Armando Maradona, një legjendë, një hero dhe… një njeri”.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Pushtimi rus i Ukrainës, Zelensky: Nuk ka asnjë përçarje midis europianëve

Story i radhës

Fitoi pafajësinë në shkallën e parë, Apeli i Posaçëm i jep goditjen e fortë anëtares së KPK

Të fundit nga