dy vite me vone zbulohet e verteta e puthjes mes rosa chemical dhe fedez ne festivalin e sanremos 681e6311e25e6

Dy vite më vonë zbulohet e vërteta e puthjes mes Rosa Chemical dhe Fedez në festivalin e Sanremos

May 9, 2025
1 minut lexim

Një nga momentet më të përfolura të Festivalit të Sanremos 2023 ishte padyshim puthja mes Rosa Chemical dhe Fedez, që ndodhi live në skenë dhe habiti gjithë publikun.

Por siç zbulon vetë Rosa Chemical në një intervistë për Vanity Fair, asgjë nuk ishte spontane. Përkundrazi, ishte një veprim i menduar mirë, i organizuar paraprakisht, me qëllimin për të çliruar skenën nga tabutë dhe për të krijuar një efekt të fortë mediatik.

“Ishte një akt skenik, një mënyrë për të thyer rregullat dhe për të çuar një mesazh lirie,” – shprehet ai.

Por surpriza më e madhe? Chiara Ferragni, bashkëshortja e Fedez dhe një nga prezantueset e festivalit, nuk ishte aspak në dijeni të këtij plani. Ajo mendonte se ishte një moment i çastit, një “çmenduri” live, por në të vërtetë gjithçka kishte qenë e organizuar pa e përfshirë atë.

Ky veprim shkaktoi jo vetëm tronditje në publik, por edhe probleme në marrëdhënien mes Ferragni-t dhe Fedez-it, të cilat më vonë u reflektuan në distancimin e tyre dhe në krizën e përfolur të çiftit.

Burimi: botasot.info

MARKETING

RENT A CAR

ambasada amerikane ne kiev kemi informacione per sulm te madh ajror 681e61360d824
Story i mëparshëm

Ambasada amerikane në Kiev: Kemi informacione për sulm të madh ajror

taravari tani cakton takim edhe me venko filipcen 681e674d830f2
Story i radhës

Taravari tani cakton takim edhe me Venko Filipçen

Të fundit nga

ShkoLartë