Dy VIP-a më kanë bërë block! Kë po ironizon Julia Ilirjani?

1 minut lexim

Aktorja e njohur shqiptare, Julia Ilirjani, ishte një prej banoreve të shtëpisë më të famshme në Shqipëri.

Edhe pse rrugëtimi i saj në këtë format nuk ishte i gjatë, ajo bëri zhurmë me pjesëmarrjen e saj në edicionin e tretë të “BBV” dhe fitoi zemrat e publikut.

Pas daljes së saj e kemi parë të qëndrojë në Shqipëri, duke qenë se ajo nuk jeton këtu, dhe ka zhvilluar një sërë intervistash teksa ka folur për rrugëtimin e saj në “Big” e shumë gjëra të tjera.

Mirëpo ditën e sotme, ajo ka bërë një postim në rrjete sociale teksa me ironi tregon se çfarë i ka ndodhur së fundmi me dy personazhe VIP shqiptarë, pa zbuluar identitetin e tyre.

Burimi: botasot.info

Story i mëparshëm

Tërmet në Maqedoninë e Veriut, lëkundjet ndjehen edhe në Pogradec

Story i radhës

Starmer telefonon Netanyahun: Ka nevojë urgjente për armëpushim në Gaza

Të fundit nga