Dy vëllezër ishin nisur të vrisnin 38-vjeçarin, policia jep detaje nga ngjarja e rëndë

February 5, 2022
1 minut lexim

Një tragjedi është shmangur mbrëmjen e të premtes në fshatin Buçimas të Pogradecit, ku një 38-vjeçar i ka shpëtuar planit të dy shtetasve që ishin nisur me qëllim për ta vrarë.

Policia bën me dije se autorët janë dy vëllezër, ku njëri prej tyre ka përfunduar në pranga në kushtet e flagrancës, ndërsa tjetri ka arritur t’ja mbathë.

Mësohet se dy vëllezërit, kishin planifikuar të vrisnin shtetasin A. A., 38 vjeç, banues në Buçimas.

“Shtetasit e mësipërm në bashkëpunim midis tyre, mbrëmjen e djeshme në rrugën e fshatit Buçimas, për motive të dobëta, kanë goditur me mjet prerës (thikë) në shpinë, shtetasin A. A., 38 vjeç, banues në Buçimas, i cili aktualisht ndodhet nën kujdesin e mjekëve në Spitalin Rajonal Korçë”, bëri me dije policia.

Njoftimi i Policisë

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Pogradec, bënë arrestimin në flagrancë për veprën penale “Vrasja me dashje”, mbetur në tentativë, kryer në bashkëpunim, të shtetasit B. H., 29 vjeç dhe shpallën në kërkim vëllain e tij shtetasin Xh. H., 26 vjeç, banues në fshatin Buçimas, Pogradec.

Shtetasit e mësipërm në bashkëpunim midis tyre, mbrëmjen e djeshme në rrugën e fshatit Buçimas, për motive të dobëta, kanë goditur me mjet prerës (thikë) në shpinë, shtetasin A. A., 38 vjeç, banues në Buçimas, i cili aktualisht ndodhet nën kujdesin e mjekëve në Spitalin Rajonal Korçë.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Tifozët sulmojnë Ronaldon

Story i radhës

Anulohet protestë-vallëzimi për profën në Prishtinë, pritet të mbahet në Vushtrri

Të fundit nga

ShkoLartë