Dy vatra zjarri në Durrës, digjet një sipërfaqe me bimë e shkurre në Kepin e Rodonit, shkrumbohen pemë frutore e vreshta në Shetaj

July 17, 2022
1 minut lexim

Dy vatra zjarri, një në lartësinë e kodrave pranë Kepit të Rodonit dhe tjetri në pyllin e fshatit Shetaj Ishëm janë shfaqur në orët e para të pasdites së sotme.

Në kodrat e kepit të Rodonit zjarri ka djegur një sipërfaqe toke të veshur me bimësi të ulët dhe shkurre, ndërsa në fshatin Shetaj bimësi dhe pemë frutore.

Në kodrat e Kepit të Rodonit, pranë vendit ku është shfaqur vatra e zjarrit nuk ka banesa apo godina biznesi.

Ndryshe paraqitet situata në fshatin Shetaj, ku ka një numër të konsiderueshëm objektesh. Këtu zjarrfikësit kanë vënë thuajse nen kontroll situatën.

Ndërsa për shkak të pozicionit gjeografik dhe ndarjes së parcelave me rrjeta teli, ndërhyrja ka qenë e vështirë.

Reparti zjarrfikësve thotë se situata po vihet nën kontroll dhe nuk ka rrezik përhapje.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

VOA/ Zjarret përvëlojnë Francën dhe Spanjën; shtohen vdekjet nga temperaturat e larta

Story i radhës

Afron ish-portierin e Egnatias

Të fundit nga

ShkoLartë