Dy vajza nga Strumica sot janë zhdukur në Shkup.
Bëhet fjalë për Antonija Jankova (12) dhe Radmilla Ivanova (14) të cilat kanë shkuar për ekskursion shkollor në Shkup.
Për herë të fundit janë parë në Vero Jumbo, kurse për ato kërkohen që nga ora 16:00.
“Kërkojmë ndihmë nga të gjithë. Nëse dikush i sheh, le të paraqitet në polici. Vajzat janë shoqe dhe vinë nga i njëjti fshat. Nuk e dimë çfarë ka ndodhur. Telefonat i kanë të mbyllura”, thotë një familjar.