Dy ushtarë rusë pranojnë fajësinë për shkeljen e rregullave të luftës

May 19, 2022
1 minut lexim

Dy ushtarë të tjerë rusë kanë pranuar fajin për shkeljen e rregullave të luftës gjatë pushtimit të Ukrainës nga vendi.

Aleksandr Bobykin dhe Aleksandr Ivanov dolën para gjykatës mëngjesin e sotëm. Ata u akuzuan për granatimin e zonave civile të Ukrainës me raketa GRAD, raporton Sky news, përcjell “Bota sot”.

Redaktori i çështjeve ndërkombëtare të Sky, Dominic Waghorn tha se Bobykin i tha gjykatës se njësia e tij ishte njoftuar se do të zhvillonte stërvitje me ushtrinë bjelloruse, por u devijuan në Ukrainë dhe u urdhëruan të bombardojnë Kharkiv.

Ata janë ushtarët e dytë dhe të tretë rusë që dalin në gjyq gjatë luftës pas rreshterit Vadim Shishimarin, i cili u deklarua fajtor për vrasjen e një civili 62-vjeçar në Ukrainën verilindore.

GAZETA.MK

MARKETING

RENT A CAR

Story i mëparshëm

Xherdan Shaqiri shpërthen me gol në Amerikë

Story i radhës

Dialog me një serb që e quajti mik shqiptarin

Të fundit nga

Sinner,e Zverev avancojnë pa probleme

Janë luajtur në Paris ndeshjet e raundit të dytë në grand slam të Roland Garros, turneu më i rëndësishëm i fushave me dhè. Vuan disi por në fund fiton edhe tenisti gjerman
sqmken
ShkoLartë