Dy të arrestuar në Shkup, kapen me amfetaminë! Dyshohen për vjedhje të rënda

Ministria e Punëve të Brendshme njofton se policia e rajonit të Karposhit gjatë ditës së djeshme ka arrestuar 43-vjeçarin V.Gj. dhe 31-vjeçarin N.T., të dy nga Shkupi, përcjell TV21. Ata dyshohet se kanë kryer veprën penale “vjedhje e rëndë”, ndërkaq gjatë kontrollit tek ta janë gjetur 600 gram amfetaminë.

“Gjatë kontrollit në automjetin “Mercedes”, me targa të Shkupit, me të cilin po transportoheshin, janë gjetur disa sende të përshtatshme për kryerjen e veprave penale. Gjatë kontrollit në shtëpinë e V.Gj., të kryer me urdhër të gjykatës, nga zyrtarë policorë janë gjetur dhe konfiskuar mbi 600 gramë amfetaminë dhe sende që dyshohet se kanë lidhje me veprën penale “vjedhje e rëndë”. Gjithashtu, gjatë kontrollit të kryer me vendim gjykate në banesën ku banon N.T. janë gjetur sende që lidhen me një vepër penale”, thuhet në njoftimin e MPB-së.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Grubi – Mecacci: Ndryshimi i Kodit zgjedhor kërkon konsensus të të gjitha partive politike

Story i radhës

Asllani: Kemi zhvilluar dy ndeshje të vështira

Të fundit nga