Dy superderbi sot në Superligën e Kosovës

November 10, 2022
1 minut lexim

Në kuadër të xhiros së 16-të në Superligën e Kosovës sot do të zhvillohen dy ndeshje të zjarrta.

Kampioni në fuqi, Ballkani, e pret në Suharekë skuadrën në krizë të rezultateve, Llapin dhe nga aty skuadra e Ilir Dajës kërkon vetëm fitore për t’iu ofruar edhe më shumë liderit të tabelës, Dritës.

Llapi i Tahir Batatinës është në krizë të rezultateve pasi që në pesë ndeshjet e fundit ka tri humbje, një barazim dhe një fitore. Ata renditen në vendin e nëntë me vetëm 16 pikë.

Sfida kryesore e kësaj xhiroje do të zhvillohet në qytetin e Gjilanit, aty ku sot ballafaqohen dy skiuadrat rivale të këtij qytetit, Gjilani dhe Drita.

Skuadra e Ardian Nuhiut është lidere e tabelës me 31 pikë dhe do të kërkojë që me fitore ta ruajë këtë pozitë, kurse Gjilani po kërkon stabilitet në lojë. Ekipi i Zekirja Ramadani pozicionohet në vendin e katërt me 23 pikë.

Të dy ndeshjet fillojnë nga ora 13:00.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

COVID, sërish 17 raste aktive

Story i radhës

Komunikacioni zhvillohet pa pengesa

Të fundit nga

​Netanyahu do t’i nënshtrohet operacionit

​Netanyahu do t’i nënshtrohet operacionit Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu do t’i nënshtrohet një operacioni për heqjen e prostatës, njoftoi zyra e tij. 75-vjeçari u diagnostikua me një infeksion urinar si pasojë e
ShkoLartë