Dy shtetas turq trafikonin migrant në Maqedoni, arrestohen nga policia

1 minut lexim

 

MPB ka njoftuar se më 16.10.2024, në ora 14:30, në fshatin Bogorodicë, Gjevgjeli, policia e stacionit për kontrollin e kufirit dhe mbikëqyrjen kufitare ka arrestuar F.S. (21) dhe O.Ç.D. (19), të dy nga Republika Turqisë me qëndrim të përkohshëm në Shkup.

Gjatë kontrollit të automjetit “Seat Ibiza” me targa të Shkupit, të drejtuar nga F.S., janë gjetur pesë migrantë nga Iraku, përfshirë një grua dhe një të mitur. Në një tjetër automjet “Citroen C3”, gjithashtu me targa të Shkupit dhe të drejtuar nga O.Ç.D., janë gjetur katër migrantë, përfshirë një të mitur.

Të arrestuarit janë mbajtur në stacionin policor, ndërsa migrantët janë vendosur në qendrën e pranimit dhe tranzitit në Gjevgjeli. Pas përfundimit të dokumentimit të rastit, do të ndërmerren masa të tjera ligjore.

Burimi: TV KLAN

Story i mëparshëm

Çfarë dihet deri më tani për vdekjen e Liam Payne

Story i radhës

Nis votimi i hershëm në Karolinën e Veriut, ndërsa po rikuperohet nga uragani Helene

Të fundit nga