Dy shpërthime të forta janë regjistruar në Mitrovicë gjatë mbrëmjes së djeshme.
Lajmin e bënë të ditur mediat lokale, sipas të cilave shpërthimet kanë qenë të fuqishme dhe të dyshuara nga banorët si bomba.
Por pas ekspertizës në terren, policia ka deklaruar se shpërthimet kanë qenë si rezultat i fishekëzjarreve.
Këto shpërthime vijnë pas sulmeve ndaj Policisë së Kosovës të ndodhura ditë më parë në pikat kufitare, të cilat ishin shkaktuar nga serbët matanë kufirit me Serbinë, shkruan Telegraf.