Dy rekordet e reja të Messit

min lexim

Lionel Messi vazhdon të shkruajë historinë edhe larg Barcelonës. Një nga futbollistët më të mirë të historisë (për të mos thënë më i miri) ka arritur dy rekorde të reja në Champions League me golin e tij ndaj Maccabi Haifas.

Me këtë finalizim, argjentinasi e çon në 18 numrin e sezoneve radhazi duke shënuar të paktën një gol në këtë kompeticion. Përveç kësaj, ai është lojtari i parë në të gjithë historinë e futbollit që e ka arritur këtë.

Messi kishte nëntë pa shënuar në Ligën e Kampionëve. Në edicionin e kaluar, “ylli” argjentinas shënoi pesë gola: një kundër Manchester City-t dhe dy dygolësha, kundër Leipzig dhe Club Brugge.

Më 7 dhjetor Messi shënoi kundër skuadrës belge në minutën e 76-të, ky ishte goli i tij i fundit në kompeticion deri një ditë më parë. Përveç kësaj, ishte goli i parë që argjentinasi shënoi në Izrael në Champions League.

Megjithatë, nuk ishte rekordi i vetëm që ai arriti në këtë ndeshje. Shtatë herë fituesi i Topit të Artë është bërë futbollisti që ka shënuar më shumë gola ndaj rivalëve të ndryshëm (39), dule lënë pas rekordi ne Cristiano Ronaldos që u ka realizuar 38 kundërshtarëve të ndryshëm në Champions.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Procesi për vrasjen e Gentian e Nezir Beqirit vijoi me dëshminë e të riut: Vuaj nga një sëmundje e rëndë

Story i radhës

Financimet ruse për PD-në/ Jorida Tabaku zbardh detaje nga takimi me ambasadoren amerikane Yuri Kim

Të fundit nga