Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës janë raportuar dy raste të dhunës në familje.
Sipas Policisë, një rast është raportuar në Prishtinë, ndërsa tjetri në Lipjan.
Në Prishtinë, dy femra kosovare kanë raportuar se janë ofenduar dhe kërcënuar nga dy të dyshuarit meshkuj kosovarë.
Të gjitha palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit njëri nga të dyshuarit është arrestuar dhe dërguar në mbajtje kurse tjetri është liruar, thuhet në njoftim.
Derisa në Lipjan viktima mashkull kosovar ka raportuar se është duke u ngacmuar dhe shqetësuar në vazhdimësi nga e dyshuara femër kosovare.
Lidhur me rastin është njoftuar prokurori dhe rasti është duke u hetuar.