Dy qytetarë të Maqedonisë së Veriut kanë mbetur të bllokuar në Gaza

-ads3-

Një çift bashkëshortor shtetas të RMV-së ka mbetur në zonën e rrezikuar në Gaza dhe për momentin nuk mund të evakuohen. Këtë e bëri me dije ministri i Jashtëm Bujar Osmani, gjatë brifingut me gazetarë, duke shtuar se 90 shtetas tjerë pritet që në vend të kthehen nesër.

Bujar Osmani, ministër i Punëve të Jashtëm

“Kemi një çift që është brenda në Gaza, në zonën e rrezikuar dhe e dini që Gaza është e izoluar nga Izraeli. Dalja e vetme ishte përmes Egjiptit, përmes asaj pike kufitare, megjithatë çifti në momentin kur ka arritur në vendkalimin kufitar, është mbyllur pika kufitare dhe nuk kanë mund të dalin as nga Egjipti dhe as nga Izraeli. Ambasada jonë në Kajro është në komunikim të vazhdueshëm me çiftin dhe janë të sigurt për momentin, megjithatë e dini se atje situata është shumë e ndryshueshme dhe mund të vlerësojmë se ata janë në rrezik”.

Deri tani, shtoi se kanë identifikuar dhe kontaktuar 150 qytetarë. Nga ato tha se 60 tashmë janë kthyer në RMV, dhe të tjerët arrijnë të premten.

Bujar Osmani, ministër i Punëve të Jashtëm

“Janë të regjistruar diku 150 shtetas të RMV-së, të cilët për momentin janë në Izrael. Tentimet tona kanë qenë parasegjithash tek ato që kanë qenë në zonat e rrezikuara, rreth 20 prej tyre kanë qenë në zonat e rrezikuara, 24 në fakt, 22 veçmë po kthehen janë evakuuar me ndihmën e shteteve fqinje, kurse dy persona janë për momentin në zonë të rrezikuar dhe nuk kanë mundësi të dalin”.

Ministri Osmani nuk përjashton mundësinë që atje të ketë edhe qytetarë të tjerë që nuk i kanë identifikuar, ose që nuk janë lajmëruar se janë atje.

Më tej kujtoi që Ministria e Jashtme e RMV-së që orët e para pas sulmeve, ka dënuar siç e quajti terrorin brutal ndaj civilëve në Izrael.

Emine Ismaili /SHENJA/

Story i mëparshëm

Si të shpëtoni nga xhelozia njëherë e mirë? 4 truke të thjeshta

Story i radhës

Nagelsman, njeriu i duhur për Gjermaninë

Të fundit nga