Tre të plagosurit në Pejë kanë mbërritur në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.
Njëri nga të plagosur është në gjendje të rëndë ku menjëherë është futur në sallë të operimit.
Lajmin e ka konfirmuar mjeku kujdestar, Ejup Govori, i cili tha se pacienti që është futur në operim është i vitit të lindjes 1973.
“I kemi pranuar tre pacientë me plagë nga arma e zjarrit. Njëri nga ta, në gjendje më të rëndë është futur në sallë të operimit, kurse edhe një tjetër pritet tash të hyjë. Kurse, në gjendje më të lehtë është një tjetër, por edhe ai ka plagë serioze”, tha Govori.
Ngjarja, sipas burimeve të Klan Kosovës raportohet të ketë ndodhur pas një mosmarrëveshjeje për shit-blerjen e një veture.
Të tre të plagosurit i përkasin të njëjtës familje, përkatësisht babai me dy djemtë.