dy portofole gjigante zgjohen duke transferuar 320 milione dollare bitcoin pas 10 vitesh 681a4c3b975df

Dy portofolë gjigantë zgjohen duke transferuar 320 milionë dollarë Bitcoin pas 10 vitesh

May 6, 2025
1 minut lexim

Dy balena Bitcoin të cilat kanë qëndruar në gjumë për një kohë të gjatë zhvendosën 3,422 BTC me vlerë 324.2 milionë dollarë mëngjesin e së Martes.

Të dy portofolët kanë qenë jo-aktivë që prej 2014-ës kur Bitcoin shitej nën 1,000 dollarë dhe dy transferimet janë ndër më të mëdhatë regjistruar nga balenat Bitcoin në vitet e fundit.

Identiteti i pronarëve të këtyre portofolëve është i paditur dhe arsyeja e lëvizjes është gjithashtu e paqartë. Gjithashtu nuk dihet nëse portofolët i përkasin një individi të vetëm.

Kjo rritje e aktivitetit të balenave përkon me një aktivitet veçanërisht të lartë të balenave të Bitcoin-it. Një studim nga CryptoQuant, i publikuar në prill të këtij viti, zbuloi se gjatë tre muajve të parë të vitit 2025, ishte lëvizur mbi dyfishi—110% më shumë—i Bitcoin-it që kishte qenë i fjetur për një kohë të gjatë, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2024.

Firma tha se afro 62,800 BTC të cilat datojnë 7 vite më parë janë transferuar gjatë periudhës Janar – Mars 2025, krahasuar me 28,000 BTC gjatë të njëjtës periudhë vitin e kaluar. /PCWorld Albanian

Burimi: pcworld.al

MARKETING

RENT A CAR

zyrtari policor ne suhareke voziste veturen pa regjistrim qe nga 2019 ipk rekomandon suspendimin 681a49635c7d0
Story i mëparshëm

Zyrtari policor në Suharekë voziste veturën pa regjistrim që nga 2019 – IPK rekomandon suspendimin

ne sfiden inter barca mund te vendoset rekord historik 681a4d20f1bbb
Story i radhës

Në sfidën Inter-Barça mund të vendoset rekord historik

Të fundit nga

Trump “frikëson” studentët e Harvardit

Me një letër pranimi në dorë, studentja tajvaneze Yu-Hsuan Lin ishte gati të ndiqte shkollën e ëndrrave të saj këtë shtator. Por vendimi i administratës Trump për të revokuar të drejtën e

Demi Lovato një hap më afër dasmës

Demi Lovato dhe i fejuari i saj, Jordan ‘Jutes’ Lutes, janë një hap më afër martesës zyrtare. Të shtunën, ylli i popit, 32 vjeç, u shfaq në të bardha nusërie ndërsa ecte
ShkoLartë